Ministria e Jashtme sot deklarohet për rastin e Ambasadorit Qëndrim Gashi

0
178

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot do të dalë me një qëndrim rreth situatës së Ambasadorit në Francë, Qëndrim Gashi dhe veprimit të tij të shpërndarjes të një karikature të Profetit Muhamed.

Zëvendësministri në këtë ministri, Bekim Brestovci, ka thënë se personalisht nuk ka marrë pjesë në ndonjë takim në ministri ku të jetë diskutuar për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

“Secili prej diplomatëve tanë e ka edhe pjesën e jetës private. Nuk e ka bërë në ndonjë faqe zyrtare të ambasadës ose ministrisë. Nuk duhet të hymë në poret ku të ndërhyjmë edhe në jetën private. Do të ketë një deklarim të ministrisë shumë shpejtë”.

“Nuk do të duhej ta bënte nëse do ta kishte të qartë se do të nxiste reagimin e besimtarëve myslimanë. Do të doja që të kemi një prononcim të tillë. Prononcimet e zyrtarëve të lartë diplomatëve duhet të jenë shumë të matura. Nuk kemi marrë akoma asnjë qëndrim prej tij. Besoj që të mërkurën do të ketë një qëndrim të ministrisë lidhur me rastin”.

Brestovci ka thënë se kërcënimet në këtë rast duhet të ndalen.

“Nuk mendoj që kërcënimet janë metoda e duhur. Nuk besoj që ka qenë me qëllim të provokimit të ndonjë situate. Do të doja që ai vet të prononcohej me këtë rast”.