Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, fton pensionistët të paraqiten në komunat e tyre

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të paraqiteshin në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS-së në komunat ku ata jetojnë.

“Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që ka qenë dashur të paraqiteshin gjatë periudhës së sipërcekur e nuk paraqiten deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje