Miqësia frymëzuese e Granit Xhakës dhe djalit me sindromë down (Video)

0
273

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka kishte publikuar një video mjaft të veçantë dhe domethënëse,  me rastin e Ditës Botërore të Sindromit Down, ku ka treguar se ka miqësi me një djalosh, i cili është i prekur nga ky sindromë dhe është tifoz i Arsenalit.

“Granit Xhaka dhe Julian kanë pasur një lidhje të veçantë me vite të tëra”, shkruan klubi londinez në kanalin zyrtar në YouTube.

Xhaka e kishte ftuar mikun në një udhëtim special në qendrën stërvitore dhe më pas luajti në Emirates pas triumfit ndaj Southamptonit.