LAJME Miratohet Ligji për mësimdhënësit e viteve 1990/99 28/02/2019 - 15:15 633 FacebookTwitterViberWhatsApp Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99. Për këtë fakt është ndjerë i lumtur edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi. “Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund”. “Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën”. “Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë”!