Miratohet ligji, përdorimi i flamurit shqiptar i lirë në Mal të Zi

Flamuri kombëtar dhe simbolet e tjera kombëtare shqiptare që nga ky moment do të përdoren zyrtarisht në Malin e Zi.

Merret vesh se me 41 vota për, Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare

Kalimi i këtij ligji kishte ngjallur debat dhe polemika të mëdha.

Shqiptarët në Mal të Zi kishin insistuar gjatë që kjo të jetësohej./Fokusi.info/