Miratohet Rezoluta e opozitës për mbylljen e të gjitha llojeve të lojërave të fatit

0
302

Ka kaluar në Kuvend Rezoluta e paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës sa i përket lojërave të fatit.

Pas konsultimeve me grupet parlamentare, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka lexuar rezolutën e përmirësuar në të cilën përfshihen dy pika.

Që Qeveria e Kosovës të nis procedurat ligjorë për ndalimin e aktivitetit të lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit, dhe që brenda 30 ditësh të sjell në Qeveri ligjin e plotësuar që ndalon në një periudhë 10 vjeçare aktivitetin e tyre.

Kjo rezolutë ka kaluar me 74 vota pro, dhe asnjë kundër e asnjë abstenim.

Pikat e kësaj rezolute janë:

Qeveria të nis procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit.

Brenda 30 ditëve Qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.