Misetiç i njohur me rastin e Thaçit: Kështu e mbronte atë kur Specialja kishte lëshuar njoftimin e famshëm

0
123

Luka Misetic do të jetë avokati tjetër në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.

Misetic është avokati i dytë që tani është në ekipin e Thaçit, e që në të kaluarën kishte mbrojtur ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina, shkruan lajmi.net.

Për emërimin e Misetic, lajmi.net raportoi sot më herët gjatë ditës.

E Misetiq kishte shkruar për rastin ndaj Thaçit edhe shumë më herët se sa kur përfolej për emërimin e tij. Ai kishte hedhur akuza të ashpra ndaj Speciales kur kjo e fundit kishte publikuar komunikatën e famshme që njoftonte për aktakuzën e pakonfirmuar që ishte ngritur ndaj ish-presidentit.

Atë kohë, Misetiq thoshte se Thaçi ka të drejtë kur thotë se nuk e di nëse ishte intrigë apo rastësi, lëshimi i një aktakuze të pakonfirmuar, rrugës për në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij ky veprim ishte sabotim i një procesi politik paqeje.

“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar.A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?”, thoshte Thaçi.

E Misetic mbronte Thaçin duke potencuar për drejtësinë ndërkombëtare akuzat për ndërhyrje politike për 30 vite kanë qenë thembra e Akilit.

Ai tutje thoshte se kjo lëvizje nga Jack Smith (Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale), për zbulimin e informacionit konfidencial u bë vetëm për të sabotuar një proces politik paqeje, duke iu referuar planifikimeve të Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Misetic e cilësonte si fillim të keq këtë veprim të Gjykatës Speciale.

“Thaçi ka të drejtë. Thembra e Akilit për drejtësinë ndërkombëtare për gati 30 vjet ka qenë pretendimi për ndërhyrje politike. Pra, cila është lëvizja e parë e madhe e KSPO Jack Smith? Zbulimi i informacionit konfidencial vetëm për të sabotuar një proces politik paqeje. Fillim i keq për KSC.” , kishte shkruar Misetic në Twitter.

Misetic tanimë do të jetë avokat zyrtar i Thaçit në Speciale.

Ai do të jetë bashkëpunëtori kryesor i Gregory Keohe, një tjetër avokat amerikan që ishte mbrojtës në rastin e Gotovinës.