Miss Globe 2020 – Vajzat nga Drenica, Kosovare dhe Fitore Jashari kreatore të top 15-shes

Përveç që këtë vit kurora e “Miss Globe” fliste shqip, gjithë skena ishte e mbushur me një frymë tradicionale shqiptare, veshje këto të krijuara nga vajzat e familjes Jashari (Kosovare dhe Fitore Jashari) për top 15-shen e përzgjedhur.

Sfilata e tyre e parë dhe pikërisht në eventin madhështor me pjesëmarrje nga shtete të ndryshme dhe të gjitha të veshura me prekje nga tradita jonë./Fokusi.info/