Misteri i rrëzimit të aeroplanit ukrainas në Iran, këto janë 4 teoritë për të cilat po flitet

0
224

176 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani ukrainas në afërsi të Teheranit. Autoritetet iraniane ndërkohë kanë gjetur ‘kutitë e zeza’ të aeroplanit, megjithatë të njëjtat refuzojnë që t’ia japin Ukrainës, derisa kërkojnë një palë të tretë që mund t’ia dorëzojnë.

Ndërkohë tashmë po flitet për katër teori se s’i mund të ketë ndodhur incidenti me aeroplanin ukrainas në Iran.

Autoritetet ukrainase tashmë po kërkojnë gjurmë të mundshme të ndonjë rakete ruse që mund të ketë rrëzuar aeroplanin.

Një gjë të tillë e ka thënë Sekretari i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, pasi hetuesit iranian sipas një raporti preliminar kanë thënë se “Boing 737-800” ishte përfshirë nga flakët pak para rrëzimit.

Ndërkohë Ukraina tashmë është duke hetuar në disa pista të ndryshme ku përfshihen një sulm i mundshëm me raketë, një përplasje, prishje e motorit apo edhe sulm terrorist.