Mitrovicë: Prindërit dhe vëllai e mbanin vajzën të mbyllur që të mos martohej

0
213

Të hënën në mbrëmje një grua nga Mitrovica është dërguar në strehimore.

Ajo siç njofton policia është mbajtur e izoluar në banesë nga prindërit dhe vëllai i saj për shkak që të mos martohej me burrin që ajo dashuronte, transmeton Klan Kosova.

Ajo është intervistuar fillimisht, pastaj është përcjell për në strehimore, ndërkaq të dyshuarit janë liruar me urdhër të prokurorit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.