Mjaftueshmëria e kapitalit në sistemin bankar arriti në 18,8%, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit

Treguesit e shëndetit financiar në sistemin bankar, shënuan terma pozitiv në fund të vitit 2019.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit, u rrit në 18,8%, më i larti në të paktën pesë vitet e fundit. Ndërsa raporti i kapitalit aksioner kundrejt aktiveve të sistemit u rrit në 10,5%.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se, në fund të muajit dhjetor, raporti i kredive me probleme zbriti në nivele njëshifrore për herë të parë që nga viti 2009, duke prekur nivelin 9.5%. Ndërkohë, treguesit e tjerë regjistruan nivele pozitive përsa i takon gjendjes së kapitalizimit dhe likuiditetit të bankave.

Treguesi bazë i likuiditetit të sistemit, që mat raportin e mes aktiveve likuide dhe detyrimeve afatshkurtra qëndroi sërish pranë nivelit të 51% edhe për muajin nëntor./atsh

Lini një Përgjigje