Mjegulla misterioze me ngjyrë rozë mbuloi gjatë mëngjesit një pjesë të Anglisë

Banorët e jug perëndimit të Anglisë, janë zgjuar sot në një mjegull të rrallë me ngjyrë rozë, derisa temperatura shënonte rreth 18 gradë Celsius, dyfish më shumë se temperatura e zakonshme në këtë kohë shkurti.

Sipas meteorologëve ky fenomen natyror, është shkaktuar nga rrezet e lindjes së diellit, që depërtonin me vështirësi nëpër mjegullën e dendur.

Skena misterioze ka zgjatur për disa orë, duke dobësuar dukshmërinë nëpër aeroportet e zonës dhe për pasojë, anulimin e shumë fluturimeve.

Lini një Përgjigje