Mjeku nga Gjermania ofron 150 teste për Kosovën

Doktori Idriz Nimanaj nga Mynih i Gjermanisë ka bërë sot një gjest mjaft human e fisnik për kosovarët që po kalojnë kohë të vështira për shkak të pandemisë.

Ai sot i ka dhuruar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 150 teste për Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bër ëtë ditur, drejtori i shëndetësisë në komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.

Ai tha se, dr.Nimanaj u ka ndihmuar edhe punëtorët e QKMF-së në Istog me dezinfektant dorëza e uniforma.

“Me dr.Idriz Nimanaj mjek në Mynih i cili ndihmon me 150 teste per covid-19 të cilat shkojnë per IKSHPK!

Poashtu një ndimë solide por,të vlefshme në dezinfektant,dorëza,uniforma per punëtorët e QKMF-Istog!

Falenderit dr Idriz!”, ka shkruar Osmanaj.