Mjeku nga Prizreni tregon se si trembet ariu (Video)

Profesori dhe Specialisti i Protetikës Stomatologjike, dr. Kujtim Shala, tregon se si duhet të trembet ariu, në rastet kur njerëzit përballën me të.

Sipas tij, ariu e sulmon njeriun vetëm atëherë kur ndihet i kërcënuar.

“Shtazët e egra, por sidomos ariu, nuk e sulmojnë njeriun në kuptimin e gjahut, por vetëm kur ato ndihen të kërcënuara”, tregon ai, shkruan “PrizrenPress”.

Shala është anëtar i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Sharri”.

Ai, i viziton rregullisht vendet malore.

Sipas tij, kohën e fundit shtazët e egra janë shpeshtuar në malet e Sharrit.

“Prezenca e shtazëve të egra dhe kontakti me to janë shpeshtuar në malet e Sharrit. Çdo javë e kemi parë ndonjë ari, ndonjëherë edhe dy gjatë ditës”, tregon ai.

“Ditëve të fundit janë shpeshtuar kontaktet me ariun në pjesën e shtegut rreth Kalasë së Prizrenit”.

“Gjatë kontaktit viziv nuk bën të vazhdohet ( të prehet rruga) as te kthehet shpina dhe të vrapohet. Në rastin e parë shtaza, do ta kuptojë si kërcënim, ndërsa në të dytin do t’i ngjallet instikti i ndjekjes “.

“Duhet ndaluar dhe me qetësi pa e kthyer shpinën duhet të ktheheni ngadalë”.

“Nëse ajo ngrihet në këmbë nuk do të ju sulmojë, por vetëm dëshiron t’ ju shef dhe t’ju përcjell se ku gjendeni dhe a po largoheni”.

“Nëse i keni parë këlyshët e saj, atëherë duhet të largoheni në drejtim në të cilin keni ardhur. Por, më së miri duhet të parandalohet “takimi”.

“Në mal duhet bërë pak zhurmë që shtazët t’ ju dëgjojnë dhe ato largohen vet pa u parë. Në realitet ariu do ta ndien erën tuaj në disa kilometra distancë, nëse erërat fryjnë në drejtimin e tij, por kur era ka drejtim të kundërt ai nuk ju ndien”.

“Të gjitha shtazët e egra frikësohen nga njeriu dhe e sulmojnë vetëm në raste kur ato ndihen të kërcënuara”.

“Janë edhe disa mjete parandaluese dhe mbrojtëse të cilat mund të përdoren”, tregon Shala.

Lini një Përgjigje