Mjeku që detektoi rastet me koronavirus në Aeroport: U bëmë “edhe mjekë edhe shoferë”

Mjeku i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili sot identifikoi dy raste të personave të infektuar me koronavirus, thotë se bashkë me dy kolegë të tij, është dashur ta luajnë edhe rolin e infermierit e edhe atë të shoferit, për t’i transportuar rastet për në Infektivë.

Doktori Gllareva, i cili e udhëheq Ambulanten e Aeroportit, në një postim në Facebook ka treguar se detektimin e dy rasteve në Aeroport e ka bërë në portën hyrëse bashkë me doktorin Emirjon Haxhiu dhe me infermieren Fetije Gojnovci, me të cilët ka thënë të jetë bërë “mjekë, infermierë e shoferë!”.

Postimi i plotë:

Per te gjithe ata qe na shajten, na ofenduan!

Dy lajme te mira, personalisht COVID-19 negativ, shume i lumtur qe do munden sonte ti perqafoj femit e mi dhe gruan pas 74 ore pune, i merzitur qe prinderit nuk do mundem ti shoh, e me i lumtur qe do mund te jap kontribut per vendin tim!

Detektimi i dy rasteve ne ANP, ne porten hyrese bashke me Dr. Emirjon Haxhiu, bashk me Inf. Fetije Gojnovcin, u beme mjek, infermier e shofer!

Bashkë ja dalim, rrini ne shpi!

Te gjithe te prekurve sherim te shpejt!