Mjeku shqiptar i prekur nga virusi: Ndihem shumë mirë, mos keni frikë

0
651

Mjeku Arben Agolli nga Dibra në Maqedoni është infektuar me COVID-19 derisa po ushtronte profesionin e tij si pediatër.

Është bërë e ditur se mjeku i njohur dibran, Arben Agolli, të martën është konstatuar i infektuar me virusin Korona. Në një intervistë ekskluzive për Lajm. Tv ai flet për gjendjen e vet shëndetësore, deri sa po qëndron i mbyllur në izolim shtëpiak.

Agolli thotë se ende nuk i janë paraqitur simptomat e gripit që shkakton Koronavirusi, kurse ka një porosit te të gjithë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm. Ai ka treguar se si e pranoi lajm se është i infektuar me koronavirus.

“Lajmin e pranova me shumë qetësi. Ndoshta ju duket çudi, por ishte një gjë që mund të na prekte prandaj isha i përgatitur që edhe mua mund të më ndodhën. Unë jam në shtëpi, ndihem shumë mirë. Sot, u detyrova ta thyej rregullin e karantinit, duhej bashkë me infermieret të paraqitemi tek ekipi i infektologëve, t’i nënshtrohemi kontrollit. Bëmë një vizitë te ata dhe na rekomanduan regjim shtëpiak. Ne jemi punëtor shëndetësor, e dimë cfarë do të thonë infeksioni, sëmundje ngjitëse dhe do të jemi në kontakt me ekipin e infektologëve në Dibër”, tha mes tjerash mjeku Arben Agolli.

Intervistën e Agollit për gazetën Lajm mund ta ndiqni në videon më poshtë.