Modeli më i shitur nga Porsche, lansohet i elektrifikuar tërësisht më 2022

Në përpjekje që t’i largojë makinat me djegie të brendshme, modeli më i shitur në Porsche që është Macan, do të elektrifikohet në tërësi.

Lajmet për kthimin në EV, të veturës më të shitur nga porsche po dalin se janë të vërteta.

Prodhuesi gjerman ka bërë të ditur, se më 2022 do ta lansojë gjeneratën e re të Macan si tërësisht elektrike, duke u bërë EV i tretë i kompanisë bashkë me Taycan që lansohet vitin që vjen dhe Taycan Cross Turismo që vjen një vit më vonë.

“Mobiliteti elektrik dhe Porsche shkojnë shumë mirë, për shkak të teknologjisë së lartë dhe stilit sportiv” ka thënë CEO i kompanisë Oliver Blume.

Sipas tij, deri më 2025 do të investohen mbi gjashtë miliardë euro në makina elektrike, teksa 50 për qind e makinave nga kjo kompani do të jenë nga kjo linjë.

Elektrifikimi i Macan bëhet në kohë, kur lansohen modelet rivale Audi e-tron SUV dhe Mercedes-Benz EQC.

Lini një Përgjigje