Moderatorja e njohur: Së shpejti ka dasmë

Prej ditësh, qendër e lajmeve rozë në mediat online dhe ato të shkruara është moderatorja e njohur, Jona Spahiu.
Fillimisht ishte emisioni Chaud Patate dhe më pas, media të tjera online që treguan se Spahiu dhe partneri i saj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në një ceremoni private dasme dhe janë në një pritje të ëmbël.
E ftuar këtë të shtunë në emisionin Thumb, Jona është pyetur edhe për këtë çështje!
“Së shpejti, ndoshta!”, – është përgjigjur duke buzëqeshur për pyetjen nëse së shpejti do të kemi një dasmë nga çifti, tashmë i njohur.
Ajo nuk ka treguar të tjera detaje lidhur me ceremoninë apo në ka një bebe në pritje apo jo, por dimë të themi se në axhendën e dasmave të këtij viti të personazheve të njohur na duhet të shtojmë edhe Jonën e Frenklin.
Intervistën e plotë të Jona Spahiut e gjeni në linkun e mëposhtëm./Blitz.al