Molliqaj fton Konjunfcën në debat televiziv: T’i qesim në shesh të gjitha

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që deputeti Glauk Konjufca ka bërë ndaj tij.

Sipas Molliqajt, Konjufca e ka paditur atë për ta shfajësuar veten.

Molliqaj e fton në debat televiziv Konjufcën për t’u ballafaquar për atë që ai thotë ‘t’i qesin në shesh të gjitha’.

Ja mesazhi i plotë i Molliqajt në Facebook:

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur. Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend”.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur Molliqajn për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca në deklaratën që ia transmeton Koha.