Molliqaj: Kemi mjaft argumente që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese rreth KQZ-së

0
249

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë mjaftueshëm argumente me të cilat do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, ankesën e tyre ndaj vendimit të presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e anëtarëve të KQZ-së.

Molliqaj në Zonën e Debatit theksoi se KQZ është organ përfaqësues dhe shumicën e tij e merr koalicioni përfaqësues, njofton Klan Kosova.

”Presidenti i vendit ka nisur një proces, ka një problem që duket procedural por përmbajtësor”.

”Në takimet e deritanishme presidenti i është drejtuar Kuvendit se cilat janë grupet parlamentare dhe i është treguar ndërsa në kërkesën e fundit, Kuvendi më nuk iu është përgjigjur presidentit”.

”Kuvendi s’ka marr vendim të themi se janë tre apo as gjashtë grupe. Ky kryetar komunikon, ndan përgjegjësitë në gjashtë grupet parlamentare shqiptare”.

”Janë dy linja që do ta përcaktojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Besoj që KQZ është organ përfaqësues, gjithmonë shumicën e ka koalicioni qevericës. Përfaqësimi do të jetë sa ma gjithëpërfshirës”.