Molliqaj: Konjufca i merrte pagë 150 marka në muaj, sa ishte në SHIK

Dardan Molliqaj ka vazhduar me akuzat ndaj deputetit Glauk Konjfuca se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Molliqaj ka thënë se Konjfuca ka shërbyer në SHIK gjatë vitit 2000-2001 dhe ka marr një pagë prej 150 marka.

“Sektori në të cilin ka punuar ka qenë përpunimi i të dhënave. Vet letrat që kanë ardh prej tereni tregojnë këtë, një prej letrave ishte me të dhënat që vinin nga Lugina se kush ku po ndalet. Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ultë dhe pastaj vazhdoi dika tjetër. Këto dhe shumë të tjera tregojnë se Glauk Konjufca ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Glauku me bashkëpunëtorët e tij të parë po heziton të tregoj të vërtetën. Besoj se SHIK ka kryer vepra kriminale, por dikush që akuzon dikë, ai person është i rrezikshëm në politikë dhe sigurisht që do të bëj veprimin tjetër. Glauk e di që nuk të mbron Kadria, as njerëzit tjerë të SHIK-ut. Glauk shokët tu janë përkujdes që ta lëshojnë Burdushin nga burgu, por janë dhjetëra deputetë që e dinë që ke qenë në SHIK.

Ka njerëz që munden edhe mos me besu, por kredibiliteti politik ka rënë tërësisht sepse ke prapa njerëz që e dinë se janë të vërteta që këto që i thash. Krejt ne e dimë që ti ke qenë në SHIK, e tash mundesh me shku te burdushi dhe e kalon edhe këtë krizë, sikurse krizat tjera”, ka thënë Molliqaj.

indeksonline