Molliqaj: Kurti e quante Mustafën ‘argat të Serbisë’, tash po bashkëpunojnë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një video për treguar ndryshimin e qëndrimit të ish-bashkëpunëtorit të tij, Albin Kurti, ndaj kreut të LDK’së, Isa Mustafa.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një video për treguar ndryshimin e qëndrimit të ish-bashkëpunëtorit të tij, Albin Kurtit, ndaj kreut të LDK’së, Isa Mustafa.

Molliqaj thotë se Mustafa nga ‘argat i Serbisë’ shndërruar në çkapës të shtetit.

“Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”. Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën’”, ka shkruar ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, tash deputet i PSD’së.

Në fund, Molliqaj ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet, kjo që ai e quan hipokrizi të Kurtit.