Molliqaj: Nuk mundem me fol se kush rrëzohet nëpër studio, por nuk e kam goditur Abazin

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për incidentin që ka pasur me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

Molliqaj në KTV ka thënë se nuk e ka goditur Haki Abazin, por ka shtuar se gjithçka që ka ndodhur është filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Më kanë ftuar Policia, kam qëndruar atë 15 minuta. Nuk mundem me fol se kush rrëzohet nëpër studio. Nuk e kam goditur”, ka thënë Molliqaj.

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj, ishtë të ftuar në debat mbrëmjen e djeshme dhe pas emisionit, u raportua që Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, e kishin rrahur Haki Abazin.