Molliqaj për Krasniqin: Nuk ka bindje dhe agjendë të veten, ka përfunduar në atë të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas takimit mes Kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai e ka kritikuar Krasniqin për pjesëmarrjen e tij në darkë.

“Politika pa bindje Angazhimi politik bëhet për bindje. Kushdo që nuk i nënshtrohet këtij parimi, është çështje kohe kur përfundon në agjendën e tjetrit. Kështu kuptohet “darka” e Albin Kurtit me Memli Krasniqin. Duke mos pasur bindje dhe as agjendë të vetën, ka përfunduar në atë të Kurtit. Shto këtu edhe dëshirën, prapë jo politike, të udhëheqjes së re të PDK-së për të u sjellë krejt ndryshe nga sjellja e Kurtit si opozitar. Këtu ka vetëm një përfitues: Kurtin”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Lini një Përgjigje