Molotov, shqelma e grushte, protestë para Bashkisë së Tiranës

Qytetarët e vendit u mblodhën ditën e sotme në protestë para bashkisë së Tiranës në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Protesta e sotme u shoqërua me disa incidente ndërsa qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë.

Këshilltarët e opozitës dhe qytetarët tentuan disa herë për tu futur brenda bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

Protesta përfundoi pas më shumë se një orë e 30 minuta ndërkohë që protesta e rradhës pritet të mbahet të martën e ardhshme./Tch

Lini një Përgjigje