Moment historik sonte në Ligën e Kampionëve

Sonte do të rikthehet Liga e Kampionëve për fazën e 1/8 së finales.
Gara më e madhe në Evropë për klube do të shkruajë sonte edhe historinë e futjes së VAR-it.
Në fund të vitit të kaluar ishte vendosur që kjo teknologji të përdorej edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga faza e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ky vendim ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Ky vendim ka bërë që për herë të parë në Ligën e Kampionëve të përdoret sonte, në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit, si dhe në ndeshjen mes Romës dhe Portos.