Momente apokaliptike nga aktivizimi i vullkanit, pritet të shpërthejë brenda disa orësh (video)

0
334

Vullkani i dytë më aktiv i Filipineve, vullkani Taal është aktivizuar dhe autoritetet paralajmërojnë se një shpërthim i rrezikshëm është i mundur brenda disa orësh.

I ndodhur në një ishull në mes të një liqeni, në orët e para të së hënës, një rrjedhë e dobët e lavave filloi të dalë jashtë vullkanit Taal, i vendosur rreth 70 km (45 milje) në jug të kryeqytetit Manila.

Në momentin e aktivizimit, vullkani Taal kishte lëshuar më herët një pluhur gjigant hiri, duke shkaktuar evakuimin masiv të 8,000 njerëzve nga zona.

Syri.net