Momenti kur Mbappe fiton çmimin e më të mirit në Ligue 1, Zhegrova i duartroket

Kylian Mbappe është zgjedhur lojtari më i mirë në Ligue 1 për sezonin 2023/24.

Ylli francez këtë çmimin e më të miri e mori sonte në ceremoninë e mbajtur në Paris, të organizuar nga UNFP, që është sindikata kryesore e futbollistëve profesionistë në Francë.

Për sulmuesin e Paris Saint-Germainit është kjo hera e pestë rresht që e fiton çmimin e “Lojtarit më të mirë” të sezonit në Ligue 1.

25-vjeçari deri tash ka regjistruar 29 paraqitje, teksa ka shënuar 27 gola dhe ka shtuar shtatë asistime.

Vlen të theksohet se i nominuar për këtë çmim ishte edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili po kalon sezon mbresëlënës me Lille.

Pavarësisht se nuk ishte fitues, për reprezentuesin e Kosovës vlerësohet arritje e lartë edhe nominimi, duke marrë parasysh edhe konkurrencën që kishte.

Përveç Mbappes e Zhegrovës, të nominuar ishin edhe Ousmane Dembele, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Pierre Lees-Melou.

Lini një Përgjigje