Moralizmi me profesionin e mësimdhënësit

0
582

Shkruan: Gëzim Saraçi

Jo rrallëherë ndodh që arritja e qëllimeve bëhet përmes moralizimit, apo edhe përmes viktimizimit. Natyrisht, kjo mënyrë e shprehjes së pakënaqësisë, duke moralizuar me profesionin dhe duke përdorur fëmijët tanë si mjet pë arritjen e qëllimeve të tyre, nuk përkrahet nga ana ime.

Pothuaj, çdoherë ndodh që njerëzve u ngjallet vetëdija për të kundërshtuar të keqën, vetëm atëherë kur ajo i prekë drejtëpërdrejtë ata. Edhe për mësimdhënësit vlen ky rregull.

Por, shtrohet pyetja: Cilat ishin kundërshtitë apo reagimet, të cilat i bënë sindikatat apo mësimdhënësit, në kohën kur rezultatet e punës së tyre u gjendën “në fund t’pusit”? Personalisht nuk mbaj mend të ketë patur reagime, sidomos nga ata që moralizojnë me profesionin e tyre.

Natyrisht, mësuesit nuk paguhen kurrë aq sa duhet, sepse na edukojnë. As mjekët nuk paguhen kurrë aq sa duhet, sepse na e shpëtojnë jetën. As policët nuk paguhen aq sa duhet, sepse rrezikojnë jetët e tyre për të mbrojtur jetët tona. Ashtu bëjnë edhe zjarrfikësit.
Minatorit, i cili i hyn në dhe për së gjalli, kush mund t’ia paguaj hakun?! Po punëtorit në sektorin privat (qoftë historian, gjuhëtar, jurist, ekonomist, ndërtimtar etj), i cili shfrytëzohet në mënyrën më të egër, por që nuk arrinë ta ushqejë si duhet familjen e tij, kush ia paguan hakun?

Kush ia paguan hakun “bërllogmbledhësit”, i cili mbledhë çdo mbeturinë, të cilën e hedhin kudo ata të cilët ju nuk arritët t’i edukoni.
Kush ia paguan hakun vozitësit, i cili në çdo kohë është i detyruar të punojë, madje në çdo moment rrezikohet nga vozitësit të cilët ju nuk arritët t’i mësoni se jeta ka rregulla dhe ato respektuar.

Këtu flas për punëtorët e ndershëm, profesionistë dhe të sinqertë, që i dalin zot profesionit të vet, sepse në secilin profesion ka shumë të atillë që s’meritojnë të merremi me ta.
Nuk është e rastësishme që sa herë që në shoqërinë tonë shfaqet nevoja e domosdoshme për unifikim të të gjithëve, këtu fillon “Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve”.
Andaj, “Luftën e të gjithëve kundër të gjithëve” po e bëjnë edhe këto sindikata, të cilat më shumë se sindikalistëve u shërbejnë politikanëve, pas të cilëve janë të rreshtuar. E këtu, nuk bënë përjashtim as SBAShK-u.

Para së gjithash, misioni i mësimdhënësit është dhe duhet të jetë mision fisnik, por që nuk duhet të keqpërdoret apo ta keqpërdorin, nuk duhet të kushtëzohet apo të kushtëzojë, nuk duhet të mashtrohet apo të mashtrojë…