Mos u nisni drejtë Merdares, mbi 8 orë pritja për të dalë nga Kosova

0
221

Mërgimtarët të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre pasi që ishin në Kosovë për festat e fund vitit mëngjesin e së dielës po presin deri në 8 orë për të dal jashtë kufirit në Merdare.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në njoftim thuhet se pritja në pikën kufitare Merdare pritja 8 orë e 40 minuta deri 7 orë për të dalur nga vendi.

Ndërsa për të hyrë 5 deri në 10 minuta.

Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare trafiku është më i lirë ku brenda një ore mërgimtarët mund të dalin nga Kosova.