Moska premton përgjigje të ngjashme për testimin e një rakete amerikane

0
257

Presidenti rus, Vladimir Putin premtoi sot një përgjigje të ngjashme për testimin e fundit nga SHBA-ja të një rakete me rreze të mesme veprimi, e para që prej Luftës së Ftohtë, që ka rritur frikën për një garë të re armatimesh.

“Urdhëroj ministritë ruse të Mbrotjes dhe Punëve të Jashtme (…) të analizojnë nivelin e kërcënimit krijuar për vendin tonë nga aktet e SHBA-së dhe të marrin masa për të përgatitur një përgjigje të ngjashme”, deklaroi Putine gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

Ky test amerikan, i kryer të dielën që prej ishullit të San Nicolas, në bregun e Kalifornisë, sipas Pentagonit ka sjellë përfundimin e traktatit të çarmatimit (INF).

Ky traktat, nënshkrimi i të cilit në fund të Luftës së Ftohtë në vitin 1987 I dha fund krizës euroraketore, shpërthyer nga vendosja në Europë i SS-20 sovjetike me koka bërthamore, u ndërpre zyrtarisht nga dy fuqitë rivale që prej fillimit të muajit gusht./atsh/ec/