Mospagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare, keqkuptim nga institucionet

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, ku kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga procesverbali i Policisë.

Pas takimit të mbajtur sot, Kryesuesi Isufaj dhe Kryetari Havolli kanë ardhur në përfundim se mospagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare ka qenë një keqkuptim nga dy institucionet, kjo tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ketë arsye për bojkotim të tyre në përfaqësim zyrtar.

Këshill Prokurorial i Kosovës është i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe  të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë

Lini një Përgjigje