Mot me diell dhe vranësira, por me ngritje temperaturash

0
313

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira por do të ketë ngritje temperaturash.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

IMHK njofton se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik dhe në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.