Moti në dy ditët e ardhshme

Ditën e premte dhe në fundjavë në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, kryesisht i kthjellët dhe me diell, parashikon Prishtina Weather.

“Kjo, si rrjedhojë e depërtimit të fushave të presionit të lartë nga Anticikloni i Azoreve mbi Europën qëndrore, e që në fundjavë do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë”, njofton ky shërbim i meteorologjisë.

Sipas PW, në fillim të javës së ardhshme rryma të nxehta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të rrisin temperaturat maksimale edhe deri në 30C.