Moti në fundjavë: Edhe diell, edhe shi

Fundjava me mot më të ngrohtë, të shtunën intervale më të gjata me diell, ditën e diel mundësi për reshje lokale shiu.

Masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon ditëve të fundjavës, ku pritet të kushtëzojnë mot të ngrohtë, përderisa fusha të presionit të ulët, që mbesin prezente në perëndimi të rajonit, mund të sjellin mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima, kryesisht të dielen pasdite dhe ditëve të para të javës së ardhshme.

18.05 – Ngrohtë, pjesërisht vranët, paradite me intervale më të gjata me diell.

19.05 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

20.05-21.05 – Ngrohtë, të hënën vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e marte në mëngjes priten reshje lokale shiu, e gjatë ditës mot kryesisht me diell.

22.05 – Ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Në fundjavë temperaturat do të rriten pak mbi vlera mesatare, e më pas do të luhaten kryesisht rreth këtyre vlerave. Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 23C.

Do të fryj erë mesatare nga jugu dhe jugperëndimi 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet nën vlera normale.