Moti në Kosovë të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të enjten.

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, njofton IHMK.