Moti në Kosovë

Gjatë ditës në vendin tonë do të jetë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.

Edhe pse mëngjesi është më i freskët, meteorologët parashikojnë se me kalimin e orëve gjatë ditës do të rriten edhe temperaturat dhe do të jetë mot më i ngrohtë.

Temperatura minimale do të shënojë 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri në 18 gradë celsius.