Moti në Shqipëri me ndryshime të ndjeshme gjatë ditës së sotme

0
193

Vendi ynë nesër do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe në mesditë vranësirat do të vijnë në shtim dhe do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra në formën e stuhive, breshërit dhe rrebesheve.

Lagështia në ajër dhe temperaturat e larta do të krijojnë ndjesinë e zagushisë. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/34 Diell re
Kukës 20/32 Diell re/stuhi
Lezhë 21/34 Diell re
Dibër 18/31 Diell re/stuhi
Durrës 21/34 Diell re
Tiranë 24/38 Diell re
Elbasan 23/39 Diell re/shi
Berat 18/39 Diell re
Vlorë 21/35 Diell re
Korcë 18/30 Diell re/shi
Gjirokastër 18/38 Diell re
Sarandë 20/36 Diell re