Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

0
223

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave, ndërsa rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite në juglindje të vendit do të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoni dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu veçanërisht në Maqedoni.

Pasnesër dhe të enjtën në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash të cilat në Shqipëri do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë do të ketë edhe në Mal të Zi, pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe disa rajone të Kosovës. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse por të karakterit lokal./Meteoballkan