Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale kohore me diell. Do të ketë erëra të dobëta deri mesatare por të freskëta nga veriu. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë afatshkurtër të dobët shiu rrallë në ndonjë rajon.

Nesër në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në viset kontinetale do të jetë mjaft freskët, kurse pak më nxehtë në viset mesdhetare të rajonit tonë.

Edhe ditëve të ardhshme do të kemi mot të ngjashëm, të freskët, me vranësira, intervale kohore me diell dhe me erëra veriore. Reshje nuk pritet të ketë me përjashtim të jugut dhe juglindjes së Shqipërisë dhe jugut të Maqedonisë së Veriut ku mund të ketë reshje të dobëta shiu./Meteoballkan