Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i pandryshueshëm, me diell dhe mjaft i nxehtë. Mëngjesi dhe nata do të jenë mjaft të freskëta dhe nëpër lugina mund të ketë mjegull e cilat do të zhduket gjatë paradites.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Mot i ngjashëm, me diell, i kthjellët dhe mjaft i nxehtë do të vazhdojë të mbajë edhe disa ditë me radhë. Në fund të Tetorit do të vie deri te dobësimi apo “shembja”e bllokades anticiklonike dhe kjo do të rezultojë me ndryshim të situatës sinoptike dhe fillimin e depërtimit të masave të ftohta ajrore me origjinë polare, megjithatë është shumë herët për të folur për detaje tjera./Meteoballkan