Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Edhe nesër në Kosovë priten erëra herë pas here dhe vende-vende të fuqishme jugperëndimore, por nuk pritet asgjë esktreme. Në mbrëmje do të fillojnë erëra veriperëndimore të cilat do të dobësohen shumë shpejt.

Gjatë dites së nesërme në Kosovë priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Në mbrëmje do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje lokale shiu. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Gjatë natës reshje të dobëta bore apo fjolla dëbore mund të ketë edhe nëpër disa ultësira të Kosoves.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në veri të vendit mund të ketë reshje shiu. Reshje lokale shiu nesër do të ketë edhe në Mal të Zi, kurse në Maqedoni do të jetë kryesisht thatë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet stabilizim i motit. Në mëngjes në Kosovë mund të ketë vranësira dhe fjolla të dobëta lokale bore, kurse gjatë dites pritet stabilizim dhe kthjellim i motit.

Edhe në Shqipëri dhe rajon të mërkurën pritet stabilizim dhe kthjellim i motit edhe në ato rajone moti ka qenë i paqeëndrueshëm.

Të enjtën në tërë rajonin na pret mot pranveror dhe kryesisht stabil, me rreze të shumta diellore.

Destabilizim i motit me reshje shiu pritet të premtën pasdite. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore./Meteoballkan

Lini një Përgjigje