Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira herë pas here sidomos pasdite vonë.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të jetë mjaft ngrohtë për këtë priudhë kohore. Do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta.

Të mërkurën pas një dite të nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare, pasdite vonë në Shqipëri do të fillojnë reshjet e shiut, kurse gjatë natës reshje shiu priten në tërë rajonin. Me uljen e temperaturave reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore në shumë pjesë të Kosovës, veri, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten ulje të theksuara të temperaturave dhe reshje të herëpashershme shiu e bore./Meteoballkan