Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Gjatë natës sonte në Veri të Shqipërisë dhe disa pjesë të Kosovës kryesisht në Dukagjin priten reshje shiu.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, me erëra jugore, intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, por do të jetë ngrohtë.

Pasnesër fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi do të fillojnë reshje të dendura shiu. Vende-vende priten reshje intensive shiu si dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e shiut do të përfshijnë edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën do të kemi mot tërësisht të vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje dëbore. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje./Meteoballkan

Lini një Përgjigje