Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

0
441

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund të ketë ndonjë interval kohor me diell. Në mbrëmje vende-vende do të fillojnë reshjet e borës të cilat do të zgjerohen dhe intensifikohen gjatë orëve të natës.

Nesër në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore në viset kodrinore-malore. Gjatë natës dhe të mërkurën do të ketë reshje të fuqishme bore në veri dhe lindje të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore. Reshje dëbore do të ketë vende-vende edhe në rajone tjera të Shqipërisë duke përfshirë edhe ndonjë vend në bregdetin verior.

Të mërkurën edhe në Kosovë do të kemi mot tërësisht të vranët dhe me reshje të dendura bore të cilat do të krijojnë edhe shtresa afërsisht nga 10 deri në 20 cm, në viset kodrinore – malore edhe më shumë, ndërsa në Maqedoninë Veriore trashësia e borës mund të arrijë deri në gjysmë metër.

Nga e enjta reshjet atmosferike do të pushojnë dhe pritet stabilizim i pjesshëm i motit, megjithatë do të mbetet ftohtë dhe rreziku nga acari do të jetë i madh veçanërisht nëse do të kemi netë të kthjellta./Meteoballkan