Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, me rreze të shumta diellore, por edhe me ndonjë vranësirë lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me mundësi edhe për ngrica të dobëta, ndërsa dita do të jetë e freskët për shkak të erërave lindore të cilat mund të arrijnë shpejtësinë maksimale rreth 40 deri në 50 km/h në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me diell në gjysmën veriore të vendit, ndërsa me vranësira në gjysmën jugore të vendit. Do të ketë ende erëra të freskëta, vende-vende të fuqishme nga lindja. Vranësira do të ketë edhe nesër në Maqedoninë e Veriut por gjatë ditës pritet kthjellim gradual i motit, kurse në Mal të Zi nesër pritet mot i kthjellët dhe i freskët.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i kthjellët në tërë rajonin, me shumë rreze diellore, por mund të ketë edhe zhvillime lokale të vranësirave, por pa reshje. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me mundësi për ngrica të dobëta, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë ngritje graduale për çdo ditë. Nga mesi i javës e tutje na pret pranverë e vërtetë sepse pritet që temperaturat të arrijnë rreth 20 gradë Celsius/Meteoballkan