Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Shqipëri

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira paradite, kurse gjatë ditës pritet kthjellim i motit dhe ngritje e temperaturave. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë me temperatura minimale nga -2 deri në -7 gradë Celsius, kurse gjatë ditës temperatura maksimale mund të arrijë deri në 4 ose 5 gradë Celsius në nivel vendi.

Nesër në Shqipëri dhe tërë rajonin do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, por edhe me vranësira të pakta kalimtare. Nëpër disa lugina dhe ultësira mund të ketë mjegull në mëngjes. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa gjatë ditës priten ngritje të temperaturave.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot stabil. Mëngjeset dhe netët do të jenë mjaft të ftohta dhe vende-vende me mundësi për mjegull, kurse temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të ndjeshme. Vetëm të enjtën do të jetë pak më ftohtë./Meteoballkan