Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Shqipëri

0
204

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi mjaft të ftohtë gjatë ditës do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot. Do të jetë kryesisht kthjellët, me mundësi për mjegull nëpër disa lugina. Temperaturat ditore do të fillojnë të shënojnë ngritje sidomos në rajonet ku nuk do të ketë mjegull.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohë, kurse gjatë ditës do të ketë ngritje të temperaturave. Nëpër lugina do të ketë gjasa për mjegull.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta, kurse temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të ndjeshme sidomos në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull.

Gjatë fundjavës do të kemi një front të dobët të ftohtë ajror i cili do të vije nga veriu, por i cili nuk do të ndikojë shumë në ndryshimin e kushteve sinoptike në rajonin tonë.

Vazhdon thatësia dhe “monotonia meteorologjike” këtë Janar dhe kjo për arsye të bllokut të fuqishëm anticiklonik./Meteoballkan