Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me ngrica gjatë ditës pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Nëpër lugina mund të ketë mjegull. Gjatë ditës priten ngritje graduale të temperaturave sepse pritet që ajri i ftohtë arktik të tërhiqet gradualisht dhe mbi rajon të depërtojë ajri pak më i nxehtë nga Mesdheu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në jug dhe perëndim të vendit pasdite mund të ketë riga lokale shiu pasi që një ciklon nga jugu i Italisë do i afrohet vendit por nuk do të përfshijë Shqipërinë.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me ngrica.

Pasnesër në tërë rajonin do të jetë pak më nxehtë, por priten edhe zhvillime të vranësirave. Në Shqipëri priten reshje shiu, por reshje lokale shiu pasdite vonë priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Për fundjavë na pret mot më i nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Reshjet e shiut do të jenë sporadike./Meteoballkan