Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

0
231

Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të lehtë të kushteve sinoptike. Gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, kurse në disa rajone mund të ketë edhe reshje afatshkurtra (kryesisht në juglindje të vendit), të dobëta shiu apo bore varësisht nga temperaturat në atë moment dhe pozita gjeografike. Do të fillojnë të fryjnë erëra mesatare nga veriu dhe lindja.

Edhe në Shqipëri nesër pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin edhe reshje shiu, ndërsa në viset malore reshje bore.

Në Maqedoninë Veriore nesër po ashtu pritet të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të përziera shiu dhe bore të intensitetit kryesisht të dobët por edhe mesatar, ndërsa në Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Reshje të dobëta bore do të ketë në veri të vendit.

Të dielën në tërë rajonin do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone në Maqedoninë e Veriut, lindje, juglindje dhe verilindje të Shqipërisë si dhe jug dhe juglindje të Kosovës do të ketë reshje të dobëta bore. Reshje pak më të dendura bore priten në rajonet kufitare Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe rajonet përreth. Do të jetë pak më ftohtë.

Në përgjithësi reshje pak më intensive bore këtë fundjavë do të ketë në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe lindje të Shqipërisë.

Nga e hëna përsëri thatë, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell./Meteoballkan